Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Shija e Mbretëreshës Geraldinë për modën pariziane dhe fustani i nusërisë porositur në Paris”

by mapo.al
04/05/2018
in Dikur, Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze “Paris-soir” ka botuar të hënën e 25 prillit 1938 në faqen numër 2, një shkrim në lidhje me Konteshën Geraldinë, bukuroshen hungareze, “Trëndafilin e bardhë” të Budapestit, mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, e cila ishte asokohe në prag të martesës me Mbretin Zog.

Sigurisht, për këtë rast të veçantë, nevojitej një fustan nusërie unik dhe kryeqyteti francez ishte destinacioni ideal për të plotësuar dëshirën e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë të gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:

Moda pariziane e ka bindur mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë

Brenda disa ditëve, Kontesha Geraldinë Apponyi do të bëhet mbretëreshë e Shqipërisë.

Deri tani, ajo e kishte për zakon të vishej shumë sportive dhe porosiste veshjet e saj në Budapest.
Por e kuptojmë që veshja e dasmës së një mbretëreshe është çështje më delikate. Kontesha Geraldinë i është referuar për këtë stilit parizian.

Fustani i saj do të jetë prej sateni të bardhë, i zbukuruar me gurë të çmuar, perla dhe qëndisje prej argjendi mbi të gjithë pjesën e sipërme, e cila do t’i përshtatet deri në bel. Fundi do të jetë shumë i gjerë dhe i gjatë, i prerë (i hapur) në pjesën e përparme që të dallohet një tjetër fund më i shkurtër dhe më i ngushtë.

Një vello sateni e bardhë, e stolisur me qëndisje prej argjendi do të fiksohet në supe dhe bel.
Pra, ky fustan u bë në Paris ndërsa kontesha gjendej në Tiranë.

Një ekip i posaçëm u dërgua pranë saj tre javë më parë me “copat për fustan”. Gjatë tetë ditëve, pasi kontesha zgjodhi në mesin e modeleve të dizajnuara posaçërisht për të, ajo i provoi ato. Fustani, i bërë këtu sipas atyre copave, nuk do të ketë fare nevojë të provohet para ceremonisë.

Kuptohet se diçka e tillë aq e çmuar nuk mund t’u besohet disa njerëzve të zakonshëm. Princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, motrat e mbretit Zog, do të marrin për në Tiranë fustanin e nusërisë të mbretëreshës së ardhshme në valixhet që ata kanë mbushur me tualetet e tyre, të porositura gjithashtu në Paris.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-shija-e-mbretereshes-geraldine-per-moden-pariziane-dhe-fustani-i-nuserise-porositur-ne-paris/

Tags: dasmafustaniGeraldinaZog

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Kush është “Albo”, kryeministri i ardhshëm i Australisë
Bota

Kush është “Albo”, kryeministri i ardhshëm i Australisë

21/05/2022
Next Post
Gjuha shqipe tashmë edhe në shkollat e Nju Jorkut. Kreu i këshillit të Bronksit: Krenar për projektin

Gjuha shqipe tashmë edhe në shkollat e Nju Jorkut. Kreu i këshillit të Bronksit: Krenar për projektin

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In