Një magazinë me pajisje elektrike në Shijak është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut”. E teksa nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Automjetet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje, duke punuar për shuarjen e flakëve. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.