KMR

Shikoni çfarë ka mbetur nga Titaniku (VIDEO)






               Publikuar në : 20:20 - 21/08/19 |
mapo.al

Një ekip ndërkombëtar zhytësish, u zhyt në oqean dhe vëzhgoi Titanikun, që ndodhet 3.800 metra nën Atlantik.


Ndërsa një pjesë e rrënojave të anijes ishte në gjendje të mirë, disa pjesë të tjera kishin humbur në det.

Historiani i Titanik, Parks Stephenson tha se dëmtimet e anijes, që ai i vëzhgoi gjatë zhytjes ishin shokuese.

Rrymat e forta të oqeanit, gërryerja e kripës dhe bakteret që konsumojnë metalet po “sulmojnë” anijen.

Titaniku ndodhet nën ujë prej më shumë se 100 vitesh dhe qëndron rreth 600 km larg bregdetit të Newfoundland, Kanada.

Kujtojmë që Titanik, që ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në gjatë udhëtimit nga Southampton në New York në 1912.

Nga 2.200 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, më shumë se 1.500 vdiqën.


Etiketa: ,

Pas