Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paditur sot nga Ziada Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar disa javë më parë në kryeqytet.
Videoja e të miturit bëri xhiron e mediave për shkak se policët e shtrinë në bulevard e i vendosën kokën në asfalt, thjesht e vetëm pse ai kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro me biçikletë.
Padia, është ngritur për cënimin e imazhit të saj, ndërsa aktorja kërkon tashmë si dëmshpërblim 1 milion lekë (të reja).
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, vetë Veliu nxori videon e gruas që mbante një pistoletë në dorë, duke i kërkuar opinionit të gjykonin djalin e dhunuar, duke u nisur nga familja që kishte.
“Shikoni nga ça familje vjen. Nëna e 15-vjeçarit del me pistoletë në dorë”, tha Ardi Veliu gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare një javë më parë.
Por pak më vonë, rezultoi se Ziada Çobo ishte aktore dhe se pistoletën e kish mbajtur gjatë një roli.