Shteti shqiptar është vënë në alarm pas lajmit nga mediat greke se 2000 ekstremistë grekë kryesisht nga “Agimi i Artë”, do të hynë në Shqipëri për të marrë pjesë në furneralin e minoritarit që sulmoi policinë shqiptare dhe për pasojë mbeti i vrarë nga specialët e RENEA-s.
Por burime nga Gjirokastra konfirmojnë se madje tashmë në Dropull janë dislokuar edhe agjentët e SHISH të cilët kanë dalë në terren.
Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme, kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Mësohet se prej pikës kufitare të Kakavijës do të mbërrijnë shumë autobusë nga Greqia.
Për këtë pala shqiptare ka intensifikaur komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.
Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, pasi pala shqiptare i druhet incidenteve dhe provokimeve.
Ndërsa nesër do të zhvillohet ceremonia mortore, mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia nisen sonte, me synimin për në Bularat. Minoritari 35-vjeçar u vra nga forcat e policisë pasi i sulmoi ato me automatik.
Sipas medias greke, “Ant 1” raportohet se, nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi – Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.
Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin.
Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në Nga ana e saj, Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Për këtë pala shqiptare ka intensifikuar komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.
Minoritari 35-vjeçar ekstremist, u vra më 28 tetor në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për tu dorëzuar, por vazhdoi të qëllonte ndaj tyre.
2000 ekstremiste mos ,çfare ciinizem .Evropa ( gjermania ) i mban me bukë e keta bukëpshtyesa
kultivojne racizem,ektremizem,klerofashizem,nacionalizem te verber kunder shqiptareve.Mjerim i skajshem shpirteror .Po ne rregull, e deshmojne se nuk kan vlera evropiane.
A di kjo qeveri tjau ndaloje hyrjen e te thyejne qafen andej nga kane ardhur