Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në ë vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, pasi iu gjetën disa doza heroine. Shtetasi H.P, banues në Shijak, ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante heroinë. Nga hetimet u zbulua se ai shpërndante heroinë së bashku me vëllanë e tij A.P. 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
24 vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur disa doza heroinë 35-vjeçarit me inicialet A.O. (përdorues). Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Në pranga një 24 vjeçar. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin :
-H.P., 24 vjeç ,banues në Shijak.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë , pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.
Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.