Aktualitet

Shit-blerja e votave, nis seanca e parë gjyqësore për dosjen “184” në Dibër









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 15/01/21 |
mapo.al

Ka nisur sot seanca e parë gjyqësore për dosjen “184” në Dibër.



Më 18 dhjetor, kjo dosje u mbyll nga prokuroria me vetëm 4 ish-zyrtarë të pandehur. Protagonistët e këtij skandali  të publikuar fillimisht në VOA dhe më pas me audio-përgjime në Bild i shpëtuan akuzave.


Prokuroria vendosi pushim të çështjes për personat nën hetim: Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli.




Për ta është konstatuar se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar s’mund të merren në përgjegjësi penale.



Të pandehur në gjykatë kanë përfunduar 4 ish-zyrtarë; Robert Aga ish-shefi i komisariatit në Dibër, Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti njësia administrative Lurë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, kanosje të zgjedhësve.


Dosja 184, e hapur pas zgjedhjeve të pjesshme të 2016-ës, dhe e mbyllur më 18 dhjetor të vitit që shkoi, prej katër vitesh, u transferua nga Krimet e Rënda në Dibër drejt Tiranës.

Në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër. Përgjimet e kësaj çështje nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të partisë socialiste të cilët dëgjoheshin duke folur për votat gjatë fushatës së procesit elektoral për kryebashkiakun.

1


Etiketa: , , ,

Pas