Gruaja e Përparim Ademit, Vjollca Tela, i është përgjigjur akuzave të vëllait të dy motrave që u vranë nga bashkëshorti i saj, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit.
Vëllai i viktimave, Bashkim Metani, tha dje në “Shqipëria Live” se Përparim Ademi kishte shitur 10 fëmijë të dy motrave të tij dhe se bashkëshortja ishte në dijeni të trafikut.
Por në një deklaratë sot për mediat, Vjollca Tela tha se e njeh Bashkimin dhe se para një jave, ky i fundit i kishte dërguar nga Franca perde dhe një palë atlete për të birin.
Ajo mohon akuzat, duke theksuar se “Bashkimi e dinte shumë mirë ku kam shkuar unë e çfarë kam bërë”.
“Njoh vëllain e vet, njoh Bashkimin. Bashkimi para një jave më solli perdet nga Franca. Më dha pedet, do t’i nxjerr pederet që më solli dhe një palë atlete për çunin, Kastriotin? Bashkimi tha që e dinte gruaja e vet, po ai ka qenë aty, e di se ku kam shkuar unë e çfarë kam bërë”, iu drejtua ajo vëllait të dy motrave që u vranë nga Përparim Ademi.
LEXO EDHE:
Prokuroria akuzë të re Përparim Ademit, për trafikim fëmijësh
Gruaja e Përparim Ademit: Pranova tradhtinë e burrit që të mos prish familjen