Aktualitet

Shiten mbi 11 mijë bileta, Tirana-tifozëve: paraqituni me mjete identifikimi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 25/02/20 |
mapo.al

Duket se ndeshja e të premtes midis Tiranës dhe Partizanit po pritet me padurim. Këtë e ka demostruar vetë Klubi i Tiranës, ku në faqen zyrtare të tyre tregojnë se shitja e biletave po ecën me ritëm të jashtëzakonshëm. Deri tani janë shitur më shumë se 11 mijë bileta.


Klubi i Tiranës i ka kërkuar tifozave që të paraqiten me karta identiteti, pasi kështu është vendosur pas një takimi me Policinë e Tiranës.



Njoftimi i Tiranës:


“Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore. Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur radhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojmë të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani”

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas