Aktualitet

Shiti foto nudo, modelja mbledh mbi 500 mijë $ për Australinë





               Publikuar në : 12:46 - 07/01/20 |
mapo.al

Një modele australiane 20-vjeçare i ka ardhur në ndihmë vendit të saj të prekur nga zjarre kërcënues, në një mënyrë aspak të zakontë. Duke publikuar fotografi nudo në rrjetin social Instagram, Kaylen Ward ka arritur të mbledhë brenda dy ditësh më shumë se 500 mijë dollarë.


Ndërsa në Twitter, modelja australiane bëri një postim, ku shkruante se personat që do t’i dërgonin prova se do të futeshin në listën e bamirësve, do të merrnin privatisht fotografi nudo. “Po prisja të mblidhja ndoshta 1 mijë dollarë, por postimi shpërtheu…”- u shpreh Ward për BuzzFeed.



E teksa Instagram vendosi t’i mbyllte llogarinë e saj personale, modelja bëri një tjetër postim në Twitter, ku deklaroi se një reagim ka patur edhe nga ana e familjes së saj. Ward u shpreh se prindërit nuk i flasin më për këto veprime, por gjithsesi ishte e lumtur që mund të shpëtojë koalat.


Edhe pse zjarret janë të zakonshëm në Australi, këtë vit ato filluan në jug të vendit dhe deri më tani kanë djegur rreth 10 milionë hektarë tokë, si dhe i kanë marrë jetën 20 personave.

<
>
23026328-7854501-image-a-29_1578265710624 (1) 23026426-7854501-Kaylen_Ward_20_claims_her_generosity_has_seen_her_Instagram_acco-a-6_1578266789095

 

 


Etiketa:

Pas