Aktualitet

Shitja e emrit të stadiumit, FSHF-Braçes: Shqetësim i ‘tifozëve-pushtetarë’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:18 - 21/08/19 |
ro ot

Stadiumi i ri, që po ndërtohet aty ku ishte “Qemal Stafa”, ka futur në një garë mburrjesh kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që shpërndan foto e pamje të punimeve të tij drejt përfundimit thuajse përditë, dhe FSHF, e cila herë pas here bën të njëjtën gjë. Të gjithë duan të marrin meritat për “Arena Kombëtare”, ose sikurse njihet ndryshe “shtëpia e kuqezinjve”. Mirëpo, palët janë ndarë nëse duhet shitur emri i stadiumit apo të mbetet i tillë, “Qemal Stafa” apo alias “Arena Kombëtare”? FSHF është për të parën, ndërsa ekzekutivi shqiptar, përfaqësuar zellshëm në këtë debat nga Erion Braçe, është për të dytën.






Në këtë përplasje qëndrimesh, FSHF ka dalë me një deklaratë publike, direkt pas “dushit të ftohtë” të fundit nga zv.kryeministri. Aty lexohet: “Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për stadiumin e ri, për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar. FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, “Old Trafford” dhe Tottenham.


Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për shitjen e emrit lidhen me faktin se historia e emrit të tyre shet më shumë se emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe traditë qindravjeçare kanë emra tregtarë. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA: Amex Stadium-Brighton, Etihad Stadium-Manchester, Emirates Stadium-Londër, Allianz Arena-Munich, Mercedes-Benz Arena-Stuttgart, Orange Velodrome-Marseille, MetLife Stadium-New Jersey USA, FedExField-Maryland USA, Bank of America Stadium-North Carolina USA, AT&T Stadium-Texas, Gillette Stadium-Massachusetts USA.







Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur, jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare” në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes së marketingut apo jo, madje as me problemin e emrit.



Lexo edhe :  Shkeljet disiplinore, FSHF gjobit gjysmën e Superiores

Është thjesht përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e radhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet; si pushtetar, tifoz “i shqetësuar” apo si politikan, që kërkon kredo politike. Por, pavarësisht kësaj, ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proces do të zhvillohet për ta menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë një impiant modern dhe me vlera si stadiumi i ri”.



Qëndrimi i zv.kryeministrit
Por, për Erion Braçen, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës! Në një reagim në Instagram, i drejtohet Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar si tregtar Armando Dukën dhe dretjuesit e saj, duke i dhënë shembuj konkret se si funksionon në botë:

“Tregtarë, kur nuk shisni dot garën tuaj mos shisni Qemal Stafën.

Pyetje për çdo tregtar:

Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
Cila banke ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
San Siro ne Milano ishte oligark nafte?
San Paolo ne Napoli ishte oligark financash?
Artemio Franchi ne Firenze ishte oligark sigurimesh?
Old Trafford ne Manchester emrin e ciles kompani mban?
Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur një emër tregtar?

Te gjitha këto kompani, kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!

Kur nuk tregtoni dot garën tuaj, mos shisni “Qemal Stafen”

/telesport.al/

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas