Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë përmbytur rrugët e kryeqytetit.
Në pamjet e siguruara shihet se sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbuluar nga uji dhe është shkatërruar gjithçka si pasojë e reshjeve të shiut.
Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme nëpër qytete të tjera.
KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjilan, ku si pasojë është dashur edhe evakuimi i banesave.