Një sherr ka ndodhur mes babait dhe dy vajzave të tij për shkak të parave.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Greqi ku, vajza e madhe 20-vjeçare i ka kërkuar babait para xhepi, por ai i ka thënë që nuk kishte.
Ajo ka këmbëngulur dhe babai në gjendje nevrike e ka goditur me grusht duke i mavijosur syrin.
Menjëherë në sherr është përfshirë edhe vajza e vogël 18-vjeçare duke e goditur babain me shkelma.
Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të Heraklionit.