Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Leçe të Italisë, ku shkak ishte xhelozia. Viktima me emrin Klodjan Zoga është gjetur i vdekur brenda makinës së tij pasi ishte plagosur rëndë me xhamat e vitrinës së një dyqani.
Shqiptari ka shkuar të dëmtojë xhamin e vitrinës së një dyqani, por kur është plagosur ai ka vendosur të marrë makinën dhe të niset për në shtëpi për të humbur gjurmët.
Por për shkak të gjakderdhjes së madhe shqiptari banues në Poggiardo ka humbur jetën në makinë.
Ndërkohë nuk dihet se çfarë e shtyu shqiptarin ta bënte këtë gjest, por dyshimet janë për arsye xhelozie.