Aktualitet

Shkaktoi të qeshura në Parlament, problematikat që ngriti Saimir Korreshi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 17/09/21 |
mapo.al

Seanca maratonë në Kuvend përveç debateve të forta nuk ka kaluar edhe pa të qeshura. Shkak është bërë fjalimi i deputetit demokrat, Saimir Korreshi. Ndërkohë, fjalimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te deputetët demokratë, përfshirë kryetarin Lulzim Basha. Të qeshurës nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, të cilin e fikson kamera për një moment






Ajo që vlen të theksohet, nga fjalimi i deputetit të Lushnjes, Saimir Korreshi, përtej së qeshurës, janë problematikat që ai ngriti.


Problemet, janë reale. Duke nisur nga shëndetësia, arsimi, braktisja dhe largimi i fëmijëve e të rinjve nga vendi për shkak të pamundësive.







Deputeti i PD ngriti si shqetësim çështjet më aktuale, me të cilat përballemi të gjithë çdo ditë të vitit.




Ai përmendi eksportet, Lagunën e Karavastasë, e shumë probleme të tjera, çështje sipas tij konkrete që i ka hasur në zonën elektorale nga vjen.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij


Por përballë tij, deputetët qeshnin kur ai tha se miu gjendet nëpër spitale, qytetarët mjekohen në shtëpi dhe kostot i kanë pasur shumë të larta.

Në një moment, ai tha se ” ju i keni rrujt lekët e peshku ja ka futur vrapit prej jush”. Ky ishte momenti ky shkrihet së qeshuri dhe Gjiknuri.

Këto problematika, janë ndër më të goditurat që mund të ngrinte një deputet i opozitës, e ndërsa seanca plenare vijoi më tej me deputetët e tjerë./Mapo.al/

<
>
dhdhdgdgdsgsd-640x358-1 dfghdhdhdh-1-640x350-1

LEXO EDHE:

Deputeti i PD “shkrin” së qeshuri demokratët dhe socialistët në Kuvend (VIDEO)

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas