Krahu i një vajze të vogël u “gëlltit” nga një shkallët elektrike në Kinë, pasi ajo harroi ta lëshonte dorën.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hanchuan në Provincën qendrore Hubei.
Video tregon 5-vjeçaren duke hipur në shkallët lëvizëse me nënën e saj. Vajza e mban dorën te shkalla dhe nuk e lëshon, e për pasojë i ngeci në mekanizmin e shkallës.
Vajza e gjorë qendroi e shtrirë në dysheme pasi krahu i saj mbeti i bllokuar brenda shkallës lëvizëse.
Nëna e saj ishte afër, por nuk mund të bënte asgjë për të liruar krahun e saj të bllokuar.
Një burrë vendosi telefonin e tij para vajzës së tmerruar, që ajo të shihte diçka për të hequr mendjen nga dhimbja dhe frika.
Anëtarët e shërbimit zjarrfikës lokal arritën ta lironin vajzën në vetëm 10 minuta. Dora e fëmijës ishte lënduar dhe e fryrë. Vajza u dërgua në një spital lokal ku edhe ia qepën krahun.