fbpx

Aktualitet

Shkarkimi i Besnik Muçit, Manjani: Vendi po shkon drejt vetëgjyqësisë!





               Publikuar në : 12:29 - 21/11/19 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, nën argumentin se nuk ka justifikuar dot pasurinë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Manjani thotë se vendi po shkon drejt kaosit të vetëgjyqësisë, duke mos e kursyer ironinë në fund.


“As 24 orë nuk kaluan nga çfarë paralajmërova dje. Republika e Ambasadorëve të Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetuese ! Premtimi që “do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti”, ra. Më e tmerrshmja nuk është kjo, por shumë shpejt nuk do të ketë më gjykata apeli. Dmth nuk do të ketë më asnjë vend për zgjidhje mosmarrëveshjesh sipas ligjit. Vendi po shkon drejt kaosit të vetëgjyqësisë! Fajin e ka Macroni”-shkruan Ylli  Manjani.



Risjellim në vëmendje se Besnik Muçi ka qenë prej disa vitesh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa më 16 tetor u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.



Etiketa: ,

Pas