fbpx

Aktualitet

Shkarkimi i Besnik Muçit/ Nishani: Goditje barbare ndaj Presidencës





               Publikuar në : 12:42 - 21/11/19 |
mapo.al

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilësoi shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, goditje të ashpër dhe të rëndë barbare publike ndaj Kushtetutës, Presidencës dhe Reformës në Drejtësi.


Pas takimit rreth 40 minutësh me presidentin Ilir Meta, Nishani u shpreh për mediat se vendimi i KPA nuk mund të afektojë funksionin e Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu bazuar Kushtetutës, Nishani tha më tej se që në momentin që Muçi ka bërë betimin, ka përfunduar statusi i tij si prokuror. “KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”-u shpreh Bujar Nishani, duke shtuar se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit është gjithashtu dëshmi e një integriteti profesional skandaloz. Ai i bëri thirrje Kuvendit që të mblidhet dhe të fillojë hetimet përkundrejt anëtarëve të KPA-së.



“Nuk mund të hetohet çdo individ nga KPA. Skandaloze, në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë Vettingun. Kur një subjekt nuk ekziston më…ata nuk kanë pasur ç’të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhen shkarkuar nga detyra, sepse kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për t’i shkarkuar këta njerëz.”


Nishani tha se u njoh edhe me disa çështje të pa bëra publike të Metës, që sipas tij tregojnë qartazi tendencën për të minuar Presidencën. “Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Procesi i Reformës është sistem që shqiptarët duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit t’i bëjë publike, por çdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës”-u shpreh Nishani.

Takimi i Ilir Metës me Bujar Nishanin vjen pas atyre me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Sali Berisha.

<
>
01b19084-26c1-4a91-a0ef-4a15b22d30e5 7b6861ff-01d7-4130-83b4-6c027f8f8b24 17ef1fd2-27ee-4ad2-ae85-8088a6472f12 314660ec-c041-41ad-86ff-0736f5a5d880


Etiketa: , ,

Pas