Aktualitet

Shkarkimi i Dedjas, Kuvendi hap aplikimin për anëtar të GJK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 24/12/18 |
mapo.al

Pas shkarkimit nga detyra të Bashkim Dedjas, Kuvendi ka hapur aplikimet për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.






Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kuvendi ka caktuar edhe kushtet për aplikimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.


Sipas Kuvendit, aplikuesit për këtë pozicion duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet. Bashkim Dedja kryetar i gjykates Kushtetuese u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit.







NJOFTIMI I KUVENDIT
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “ç” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, dhe në nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Bashkim Dedja, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese.




Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
vjetërsisë në profesion;
përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;
Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);
Fotokopje të kartës së identitetit;
Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.



Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:
Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë,
Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Formular aplikimi për informim përpara emërimit apo zgjedhjes në poste të larta
Formular vetëdeklarimi sipas ligjit nr.138-2015
(BalkanWeb)

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas