Ish-deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela. Në një postim në Facebook, Salianji thotë se pasi u përdor nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin, u shkarkua.
Statusi i Ervin Salianjit:
Prelën e flakën si shumë të përdorur!
Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!
Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!
Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!