Kryesore

Shkarkimi i Dvoranit, Meta: I takon KLGJ-së të marrë vendimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 08/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka dhuruar gjak në Fakulttin e Gjuhëve të Huaja. Presidenti ka dhënë një deklaratë për media, ku u pyet lidhur me shtyrjen që KLGJ i ka bërë vendimit për të shkarkuar ose jo Ardian Dvoranin.


E kam dhënë një përgjigje për këtë çështje. Ajo është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-së dhe askujt tjetër”, – u shpreh Meta.


Më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Ilir Meta kishte kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati.


Presidenti tha gjithashtu se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete, ishte në momentin e duhur.


Lidhur me ndryshimet në Kodin penal, Meta i vlerësoi sërish ato, si të nevojshme në situatën në të cilën ndodhet vendi.

 


Etiketa: , ,

Pas