Një konferëncën e përjavshme për gazetarët presidenti Ilir Meta komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë.
Kreu i shtetit tha se vendimi është i duhuri, edhe pse i vonuar.
“Mendoj se qëndrimi i presidenti ka qenë shumë i qartë dhe qëndrimi i kushtetutës, qysh në momentin e dekretimit të anëtarit të parë të Gjykatë së Lartë. Mendoj se vendimi i djeshëm ishte një vendim i vonuar, por sidoqoftë është pozitiv si një mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë”, u shpreh Meta.
Pas konstatimit nga KLGJ, të mbarimit të mandatit si anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani largohet edhe nga drejtimi i KED. Në krye të këtij institucioni komandohet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.