Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi sërish shkrimin e mediave franceze lidhur me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Nuk është ndonjë sekret që shumë vende europiane për shkak të mungesës së besimit te institucionet tona ligjzbatuese, nuk ndajnë informacione. Tani është bërë e qartë se dështimi i ish kryepolicit ishte se duhet të kishin dështuar të 34 aksionet”, u shpreh Meta.
Duke folur për emisionin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole para shkarkimit, Nano është shprehur se operacionet shpesh dekonspiroheshin, madje në një rast janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, ka treguar Nano.