Aktualitet

Shkarkimi i Ilir Allkjas – PD: Rama po dënon politikisht mjekët që thonë të vërtetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 30/12/20 |
mapo.al

Partia Demokratike reagon për shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja.






Zyrtari i saj, Bardh Spahia shkruan në “Facebook” se largimi i Allkajs nga QSUT-ja vjen për shkak se nuk mbylli gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.


Spahia gjithashtu thotë se shkarkimi i tij, si mjek i vijës së parë në luftën kundër Covid-19, dëshmon se kryeministri Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik, por vetëm për propagandën dhe agjitacionin politik.





Është koha për ndryshim, vijon Spahia, teksa premton se Partia Demokratike pas zgjedhjeve më 25 prill do t’i kthejë bluzave të bardha dinjitetin e nëpërkëmbur nga pushteti.



Postimi i Bardh Spahias në “Facebook”:



EDI RAMA DËNIM POLITIK DHE PËR MJEKËT!!!

Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.

Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.

Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike. Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.

Është koha për ndryshim!

1


Etiketa: , , , ,

Pas