Aktualitet

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kushtetuesja rrëzon Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 05/06/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Sipas vendimit të Kushtetueses, “është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar”.







Në vitin 2019, Zef Hila u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut pas djegies së KZAZ-së në Bushat, pak ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore, pa opozitën. Ky vendim i qeverisë u konsiderua si hakmarrje nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në vendin e tij u emërua Mark Babani i Partisë Socialiste.







Asokohe, Zef Hila u paraqit dhe në Polici duke shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, pati deklaruar Hila.



Si u shkarkua Zef Hila
Ishte ministri i Brendshëm i atëhershëm, Sandër Lleshaj që kërkoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, të cilin ai e ngarkoi me përgjegjësinë e djegjes së shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat, ambientet e së cilës po përdoreshin nga KZAZ-ja nr. 6 për zgjedhjet e 30 qershorit.

Lexo edhe :  Strategjia e PS, Rama-deputetëve: Silluni sikur Berisha nuk është në Kuvend


Sipas Lleshajt, personat që kryen sulmin ishin punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës. Pak pas kërkesës së tij, kryeministri Edi Rama bëri publik në Twitter se e kishte firmosur shkarkimin.

Hila u shpall u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Çfarë ndodh tani?
Me shfuqizimin e vendimit të shkarkimit, Zef Hila mund të vendosë të lërë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë si kryebashkiak i Vaut të Dejës. Vendi i tij mund të plotësohet nga deputeti Bardh Spahia, i cili renditet i pari nga lista jofituese e PD-së në Shkodër.

Gjithashtu, Hila mund të vendosë të dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut dhe të vazhdojë si deputet i PD-së.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas