Aktualitet

Shkarkimi i Metës, deputetët s’e dinë për çfarë janë mbledhur: Duam lekë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 08/05/21 |
mapo.al

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta zhvilloi sot mbledhjen e parë.






Komisioni është mbledhur online në orën 11:00.


Komisioni pritet që të hartojë një raport për pretendimet e një grupi deputetësh të PS, të cilët thonë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.





Në nisje të seancën, deputeti Spartak Braho tha e duam lekë dhe një fond të veçantë për këtë komision.



“Na duhet që tani një fond special për ekspertët. Na duhet që tani”, – tha Braho.


Braho kërkoi nga anëtarët e komisionit që të mos flasin për mediat, si dhe tha se puna e deputetëve është e njëjta më atë të një gjykate apo prokurorie, kur në fakt Komisionet Hetimor janë politike dhe raporti që hartojnë në fund kalohet për votim në Kuvend.

Lexo edhe :  Ivi Kaso: Po gjejmë prova që vërtetojnë parregullsitë në zgjedhje

Më pas është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos se sa i ligjshëm ka qenë ky komision dhe pretendimet e tij.

Ndërkohë një ditë më parë, deputetët që votuan ngritjen e Komisionit nuk e kishin lexuar dokumentin.

59


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas