Pas kërkesës nga Kuvendi i Shqipërisë për opinion lidhur me nismën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ekspertët e Komisionit të Venecias do të vijnë në Shqipëri në datat 9-11 shtator.
Mësohet se delegacioni do të takohet anëtarët e Komisonit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës. Gjithashtu, ata do të takohen edhe me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe përfaqësues të qeverisë.
Takime janë planifikuar edhe me opozitën, kreun e Gjykatës Kushtetuese si dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.
LEXO EDHE:
Hetimet për Metën, Policia dhe Prokuroria: U shtuan krimet zgjedhore