Aktualitet

Shkarkimi i Metës, nesër raporti mbërrin në Kuvend, tre data për seancën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 26/05/21 |
mapo.al

Komisioni parlamentar hetimor pritet të dërgojë nesër në Kuvend raportin me propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.






Ndërkohë javën tjetër Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë dhe datën për të futur në rend dite votimin e këtij raporti.


Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë të ditur tre datat e mundshme për të hedhur në votim këtë raport. Ato janë 3, 10 dhe 17 qershor.







Socialistët treguan se jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paralajmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale dhe mund të përballet me burgun.



Mbledhja e Komisionit Hetimor
Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës është mbledhur sërish sot, teksa bëhet gati për draftimin e raportit që më pas do t’i dorëzohet parlamentit për votim.



Deputetja e PS Klotilda Bushka, sekretare e Komisionit tha se janë shqyrtuar të gjitha aktet në dispozicion, përfshi dhe raportet e ekspertëve ligjorë duke kërkuar që të ketë dhe një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit.

“Konsiderohet që ne disponojmë të gjithë materialin e nevojshëm për të vijuar me draftimin e një projekt raporti. Kemi shqyrtuar të gjitha aktet që kishim në dispozicion, përfshi dhe raportet e ekspertëve ligjorë dhe gjykojmë që raporti të ketë një strukturë të tillë. Është e udhës që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Raporti mund të jetë shumë voluminoz, dhe jo çdokush mund ta lexojë. Të ketë një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit.

Renditja e fakteve që rezulton nga provat që janë administruar gjatë këtij procesi hetimor do jetë pjesë e raportit. Është e nevojshme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese ligjore.

Nga aktet që kemi shqyrtuar na rezulton që aktet që ky komision heton janë deklarata dhe qëndrime zyrtare të Presidentit të shprehur në intervista në media apo rrjete sociale si dhe veprime të Presidentit që pasqyrohen në shkresa drejtuar institucioneve të ndryshme shtetërore dhe akte të nxjerra”, deklaroi Bushka.

1


Etiketa: , ,

Pas