Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ PS-ja 2 orë debat në Kuvend






               Publikuar në : 09:36 - 08/07/19 |
mapo.al

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.


Partia Socialiste do të zhvillojë sot 120 minuta debat parlamentar në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta.

Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një komisioni hetimor që do të marrë në shqyrtim 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas të finalizojë me votë shkarkimin e kreut të shtetit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas