Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në parlament tha se kreu i shtetit ka probleme klinike.
Elisa Spiropali nënvizoi se Meta ka humbur rolin e paanshmërisë mes palëve politike. Më tej, Spiropali tha se Meta ka përdhosur Kushtetutën dhe postin e Presidentit.
Sa i përket mbledhjes së Kuvendit për shkarkimin e Metës, Spiropali tha mos u pafshim më kurrë për seanca të tilla, ndërsa shtoi se sot janë mbledhur për ta larguar Presidentin.
“Presidenti nuk punoi dhe bëri gabime, nuk bëri lapsuse, sepse nëse do ishte për këtë, nuk do ishim mbledhur këtu. Presidenti nuk la gabim pa bërë.
Presidenti ka problem klinik. Vepra penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” duhet që të hetohet. Meta ka kryer propagandë politike, duke përdhosur Kushtetutën.
Presidenti ka shkelur simbolikën e përfaqësimit të simbolit të unitetit kombëtar, ka dhunuar parimin e paanshmërisë, duke shkelur Kushtetutën.
Presidenti nuk ka miratuar marrëveshje, nuk ka emëruar ambasadorë, apo shtetarë, duke minuar punën normale të institucioneve. Meta ka ndërhyrë në punë që nuk i përkasin.
Meta ka denigruar qeverinë, PS dhe kandidatët e saj për deputet në garë, duke përhapur akuza të rreme, për interesa të caktuara.
Meta ka ndërmarrë sulme ndaj SHBA, duke shkelur mikpritjen e besën, që përfaqëson shqiptarët. Meta akuza ndaj SHBA dhe diplomatëve të huaj si të korruptuar, humbi rolin e paanshmërisë mes palëve politike.
Meta nuk ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë. Ne jemi mbledhur sot që presidentin ta largojmë. Meta përdhosi postin e presidentin, mos u pafshim më kurrë në seanca të tilla”, theksoi Spiropali.
Duket se Presidenti Ilir Meta është i pashqetësuar për vendimin që do të dalë nga votimi në Kuvend, të cilin ai e konsideron njëpartiak. Aktualisht ai po mban një aktivitet në Presidencë me Ansamblin Folklorik të Dibrës, “Haziz Ndreu”. Kreu i shtetit ka thënë se do të vazhdojë detyrën si President deri më 24 korrik 2022, atëherë kur i mbaron edhe mandati.
Në rast të shkarkimit, presidenti Meta do të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik.
LEXO EDHE:
Rama: Shkarkimin e Metës e duan mbi 90% e shqiptarëve, Kuvendi s’do ngurrojë
Kuvendi mblidhet për ta shkarkuar, Meta me këngë e valle në Presidencë