Aktualitet

Shkarkimi i të ëmës nga Vettingu, Rudina Hajdari: Sot e morët përgjigjen, besoj te Reforma në Drejtësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 18/06/20 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari me argumentin se ajo nuk justifikonte dot pasurinë.


Lidhur me këtë ngjarje, vajza e saj Rudina Hajdari u shpreh në seancën e sotme Plenare se pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të besojë në Reformën në Drejtësi.


Po ashtu, Hajdari u shpreh se të gjithë ata që thoshin se ajo vazhdonte të rrinte në Kuvend për të mbrojtur të ëmën, sot e morën përgjigjen.



Deputetja Rudina Hajdari u shpreh: “Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Dhe pa dyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që thonë që unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi. Dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar…do ta mbështes këtë Reformë deri në fund”. 




Etiketa: , ,

Pas