Në një intervistë për TV1 Channel, presidenti Ilir Meta ka komentuar thirrjet e bëra për prerje dore dhe ndëshkim për zgjedhjet e 25 prillit.
Meta i ka quajtur metafora dhe epitete letrare, duke shtuar se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.
“Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Ndaj nuk mërzitem pse jam i pari President që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për “Agjitacion-Propagande”. Me vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet qe kam përdorur”, tha Meta në një intervistë për median shkodrane.