Aktualitet

Shkarkimi/ Reagon zëdhënësi i Metës: Mocioni i “çunave të Shijakut”






               Publikuar në : 17:31 - 15/06/19 |
mapo.al

Në kohën kur Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Metës në parlament, ka reaguar ashpër zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Përmes një statusi në facebook ai thotë se Meta është zgjedhur nga një parlament legjitim dhe jo nga ky parlament që kemi sot. Blushi shprehet se “mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ do marrë përgjigjen e merituar”.


“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan Blushi në facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë Meta kërkoi informacion zyrtar në KQZ për numrin e deputetëve që janë aktualisht në parlament. Siç dimë, pasi opozita dogji mandatet, në parlamenti hynë deputetët e rinj nga listat shumëemerore të partive të opozitës, por numri nuk shkoi në 140. Listat u ezauruan duke mbetur 18 vende bosh në parlament. Në media është komentuar se Meta mund të shkojë drejt shpërndarjes së parlamentit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas