Aktualitet

“Shkarko truprojën”/ Gazetarët protestë para zyrës së Arta Markut






               Publikuar në : 16:34 - 14/04/19 |
mapo.al

Një grup gazetarësh të rinj protestuan sot para Prokurorisë së Përgjithshme, pas disa indicenteve me autoritetet gjatë punës si reportere. Ishte truproja i kryeprokurores Arta Marku i cili pak ditë më parë shtyri një prej gazetarëve teksa ky i fundit po përpiqej t’i merrte një reagim titullares së organit të akuzës.


Pamjet e incidentit bënë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa mbarë opinioni publik dënoi veprimin e truprojës. Të mbledhur para zyrës së kryeprokurores, gazetarët kërkuan prej saj që të marrë masa dhe të shkarkojë truprojën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas