Permes nje deklarate per mediat nga kryeministria, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, në prezantimin e rezultateve javore të luftës antikorrupsion bëri me dije se është kërkuar largimi nga puna Drejtori i Hetimit Tatimor te Shkodres dhe 21 inspektorë të tjerë.
Jane dhënë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 1 përgjegjës sektori dhe 13 inspektorë të tatimit hetimor.
Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.