Aktualitet

Kanabisi/ Shkarkohet shefi i komisariatit të Vaut të Dejës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 23/06/20 |
mapo.al

Beteja me kanabis sativën ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër.


Bëhet fjalë për Paulin Çupin, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës.


Burime bëjnë të ditur se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën ndaj kanabisit.


Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.


Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.


Etiketa: ,

Pas