Kronika

Shkarkohet përfundimisht gjyqtari Artan Lazaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:16 - 31/01/19 |
mapo.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendim për gjyqtarin Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kolegji vendosi prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por dhe shkarkimin nga detyra Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Kolegji i Posaçëm i Apelimit tha se Lazaj  nuk justifikoi pasurinë dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të apartamentit në Tiranë.


Avokati i gjyqtarit Lazaj, Sokol Hazizaj tha se do ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut: “Vendimi i KPA është haptas i paligjshëm.”

Gjithashtu KPA vendosi se vendimi i KPK është i pavlefshëm.

Vendimi është përfundimtar dhe është marrë me shumicë votash.

Shkak mosjustifikimi i pasurisë

Nga analiza financiare e kryer nga viti 2003-2016 rezulton se të ardhurat nuk kanë qenë të mjaftueshme për pasuritë që ka kryer dhe shpenzimet e kryera për jetesë. Më 28 janar u zhvillua seanca për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili ka kërkuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas