Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj është shkarkuar nga detyra Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurori i njohur nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.
Mësohet se Ndoj nuk ka justifikuar pasurinë dhe është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.
Kujtojmë se krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.