Luciano Spalletti nuk do të jetë trajneri i Interit vitin e ardhshëm. Komunikata u bë në orën 10.30 përmes profileve në mediat sociale të klubit. Klubi ka falenderuar trajnerin Spallett-i për punën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Ardhja dhe zyrtarizimi i Antonio Contes është planifikuar për nesër. Italiani ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 9 milionë euro, shtuar këtu edhe bonuset.
Konte do të ketë në dispozicion një skuadër të renditur në vendin e katërt, që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Ai pritet të bëjë pak blerje dhe të punojë me grupin që ka në dispozicion. Në sulm pritet të mbërrijë njëri mes Edin Xhekos ose Lukakut, ku do të formojë dyshen e sulmit me Lautaro Martinezin. I larguar pritet të jetë Ikardi. Sulmuesi vuan shumë problemet me tifozerinë.