Policia Kombëtare dhe Garda Civile në Spanjë kanë zhvilluar një operacion të përbashkët “Garfio” nëpërmjet të cilit u shpërbë një bandë shqiptare, që trafikonte heroinë në “A Coruña” dhe në zonën metropolitane.
Sipas mediave spanjolle, agjentët kryen shtatë kontrolle, që rezultuan në disa të arrestuar.
Po ashtu, sipas mediave spanjolle, policia sekuestroi më shumë se tre kilogramë drogë.