Aktualitet

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 26/06/20 |
mapo.al

Policia spanjolle rikuperoi stoli dhe sende të tjera me vlerë të cilat ishin grabitur nga një bandë shqiptarësh që vepronte në veri të Spanjës, nga Galicia në Katalonjë.


Mediat spanjolle raportojnë se Policia fajëson bandë në fjalë për të paktën 8 grabitje të ndodhura. Nuk bëhet i ditur numri i personave të arrestuar, por thuhet se janë të moshës 20-25 vjeç.


Mes viktimave, raportojnë mediat spanjolle, kishte rënë edhe ish-presidenti i klubit të futbollit Deportivo La Coruna, Tino Fernandez.


Sipas Guardia Civil, grabitësit shqiptarë i kishin kryer vjedhjet gjatë periudhës 15-28 janar dhe 5-17 shkurt.



Etiketa: ,

Pas