Një bandë trafikantësh droge është shkatërruar nga policia italiane, duke çuar në arrestimin e 11 personave.
Mes tyre në pragnga kanë rënë edhe 6 shqiptarë pas urdhër-arresteve të nxjerra nga autoritetet fqinje. I arrestuar është dhe një anëtar i mafias siciliane Sacra Corona Unita.
Sipas policisë, banda vepronte kryesisht në Gallipoli ku trafikonte sasi të mëdha kokaine.
Policia italiane ka shkatërruar nje bande qe merrej me trafikun e droges, kryesisht te kokaines ne Gallipoli.
Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta. Emrat e te arrestuarve nuk janë bërë të ditur.