Aktualitet

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve (VIDEO)






               Publikuar në : 11:42 - 09/10/19 |
mapo.al

Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish italo-shqiptare. Mëngjesin e sotëm ranë në prangat e policisë 10 persona, mes tyre shqiptarë e italianë. Ata hynin natën nëpër vila, të armatosur me thika e zinxhirë, dhe ushtronin dhunë ndaj familjarëve. Hetimet e autoriteteve italiane kanë vërtetuar se ata janë përgjegjës të rreth 17 grabitjeve të ndodhura në provincën e Torinos, në Biella, në Novara e Perugia.

Ndër objektet e grabitura janë orë të shtrenjta, flori, para kesh, autovetura, pajisje elektroshtëpiake dhe veshje. Imazhet e siguruara nga videot e sigurisë në vila kanë ndihmuar policinë italiane në identifikimin e tyre.





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas