Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shkatërrohet banda që trafikonte mish kali në Evropë, mashtruan më shumë se 150 pronarë kuajsh

Tetëmbëdhjetë persona janë akuzuar për furnizim me mish kali të papërshtatshëm për konsum njerëzor, në të gjithë Evropën

by us er1
06/06/2022
in Arkiva 2
0

Kur Aline Oudin u detyrua të gjente një shtëpi të re për kalin e saj të dashur 28-vjeçar, ajo vendosi një reklamë, duke kërkuar nëse dikush mund t’i ofronte një fushë të re, për ditët e tij të fundit.

Një burrë rreth të 60-tave u përgjigj, duke thënë se po kërkonte një shoqërues të qetë për pelën e re që kishte blerë vajzën e tij, kështu që Oudin e la atë ta merrte kalin me premtimin se mund ta vizitonte rregullisht.



“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk pata kohë të mendoj. Zotërisë e pëlqeu Ténor dhe unë i besova atij… Isha në ankth të madh që më duhej të ndahesha nga shoku im prej 23 vitesh,” tha ajo më pas.

“Duke më parë mua në lot, burri më ngushëlloi dhe më siguroi se kalin tim do ta mbanin mirë dhe se mund të vija ta shihja kur të doja. Po atë mbrëmje, burri më telefonoi për të më thënë se udhëtimi i kthimit kishte shkuar mirë. Por kur e thirra përsëri për të kërkuar emrin dhe adresën e tij, telefoni i tij ishte në postën zanore dhe më pas linja u shkëput.”

Oudin bëri kërkime për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me kafshën e saj. Muaj më vonë ajo zbuloi se kali ishte dërguar në një thertore.

Nëntë vjet më vonë, 18 persona, përfshirë edhe dy veterinerë, u paraqitën të hënën në gjykatën e Marsejas, të akuzuar për përfshirje në një rrjet të gjerë trafikimi të paligjshëm në të gjithë Evropën, që dyshohet se furnizonte me mish kali të papërshtatshëm për konsum njerëzor tregtarët me shumicë dhe kasapët.

Të pandehurit, nga Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Spanja, mendohet se kanë blerë dhe shitur mijëra kuaj dhe kuaj garash në pension, madje edhe poni, që janë eksportuar në Belgjikë, ku dyshohet se u janë dhënë dokumente të rreme identifikimi dhe gjurmimi më parë, duke u dërguar në thertore në jug të Francës.

Ata janë akuzuar për mashtrim si pjesë e një bande të organizuar, që furnizonin me mallra false, të cilat mund të ishin të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Ata përballen me 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë. Tetë nga të akuzuarit janë në paraburgim që nga viti 2015, pasi policia evropiane shkatërroi rrjetin në mbarë kontinentin.

Mathilde Bloch, gjyqtarja hetuese, tha se detektivët kishin treguar “neglizhencë ose veprim pozitiv që tregonte bashkëpunimin e dy veterinerëve” të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve.

Oudin, nga Meurthe-et-Moselle në Francën lindore, është një nga më shumë se 150 pronarët e kuajve që mendohet se i kanë dorëzuar kafshët e tyre të vjetra, duke besuar se do të kujdeseshin për to në vitet e tyre të fundit.

“Mësova pas një kërkimi të gjatë se kali im ishte vrarë kur atij iu dhanë trajtime me insekticid, krimba dhe anti-inflamator që do ta kishin bërë atë krejtësisht të papërshtatshëm për të ngrënë,” u tha ajo gazetarëve francezë. “Jam lënduar thellësisht. Unë e kisha këtë kalë për 20 vjet dhe ai ishte pjesë e familjes.”

Lionel Febbraro, avokati i një prej veterinerëve, fajësoi konfuzionin e rregullave evropiane “tepër komplekse”, për përfshirjen e klientit të tij. “Edhe nëse e pranoj, nuk mund të jetë e këndshme të mësosh se kali yt ka përfunduar në thertore, askush nuk vdiq i helmuar,” tha ai./The Guardian- Liberale.al

Tags: evropeFrancegjykatëmish kali

JU SUGJEROJME

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve
Arkiva

Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve

02/03/2023
1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste
Arkiva

1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste

01/03/2023
Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët
Arkiva 2

Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët

27/02/2023
Next Post
Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe

Zjarri në Sazan, Rama pas kritikave: Janë të njëjtët shqipo që bëjnë llafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In