Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro–italian të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Një nga të arrestuarit është Bledar Shtëmbari, i njohur si Bledi 44 vjeç dhe rezulton se ka qenë ndër personat që drejtonin bandën. Shtëmbari kishte trafikuar drogë nga Belgjika në Itali.
Në pranga u vu edhe Armand Çuni një shtetas shqiptar 44 vjeç një shtetas i parregullt në territorin kombëtar, u mor në paraburgim. Ai në organizatë kishte rolin e pjesëmarrësit, që merrej me shitje me pagesë.
Të arrestuar përfunduan edhe shtetasit italianë Angelica CAZZATO, Domenico PENNACCHIETTI, Massimiliano PETRUCCI, secili me role në organizatën e trafikut të drogës.
Akuzat me të cilat përballen të akuzuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës; krijimi i një shoqate me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për pagesë, plagosje e rëndë, mbajtje pa leje e armëve dhe grabitje.
Hetimet e kryera nga ana e karabinierëve në Viterbo datojnë në shtator të vitit 2015, kur një shtetas i Maqedonisë Veriore kishte denoncuar në polici se kishte qenë viktimë e një rrahjeje të dhunshme, ishte rrahur e grabitur nga disa persona. Ai kishte deklaruar përpara karabinierëve se një grup shqiptarësh, ku merrte drogën pasi ishte konsumator, e kishin marrë përmes mashtrimit në një zonë periferike, e kishin rrahur egërsisht për ta detyruar atë të jepte një borxh që kishte për drogën e marrë, raportojnë mediat italiane.
Që në atë kohë, Prokuroria e Romës ka nisur hetimet dhe ka gjetur se në kryeqytet ekziston një bandë shqiptaro – italiane e trafikut të drogës. Grupi përbëhej kryesisht nga qytetarë të parregullt shqiptarë. Kriminelët importuan kokainë nga Belgjika për ta dërguar atë në Viterbo dhe në disa zona si Canepina dhe Vignanello.