Aktualitet

Shkelësit e karantinës në Britaninë e Madhe do të gjobiten me 10 mijë paund








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 21/09/20 |
mapo.al

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se personat të cilët nuk do të respektojnë urdhrin për t’u izoluar do të përballen me një gjobë prej 10.000 paundësh.


Kryeministri Boris Johnson, i cili kishte deklaruar të Premten se Mbretëria e Bashkuar po përballej me një valë të dytë të COVID-19, paraqiti kufizimet e reja të cilat do të zbatohen nga banorët e Northwest, Midlands dhe West Yorkshire të cilat janë zonat më të goditura.


Sipas rregullave të rinj, vetëkarantinimi është i detyrueshëm me ligj nga 28 shtatori për ata që rezultojnë pozitivë ose gjurmohen si kontakt i afërt.



“Mënyra më e mirë për të luftuar këtë virus është që të gjithë të ndjekin rregullat dhe të vetizolohen nëse rrezikojnë të kalojnë virusin,” – tha Kryeministri britanik gjatë një deklarate.


Shifrat e fundit tregojnë se rastet e reja ditore të koronavirusit në Britani kanë arritur shifrën 4.422, numri më i lartë nga fillimi i majit.



Etiketa: ,

Pas