Sot nisi procesi i vaksinimit anti-Covid në Shkodër, ndonëse jo në përputhshmëri me protokollin.
Në ambientet e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, bluzat e bardha të qytetit veriperëndimor u imunizuan me dozën e parë të vaksinës Pfizer, edhe pse aspak në standardet që ndjek bota.
Në pamjet e transmetuara nga televizioni privat i kryeministrit Edi Rama (ERTV), shihet se si vaksinatorët nuk janë aspak të trajnuar sikurse pretendon ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Duke filluar nga i pari që u vaksinua kundër Covid-19, Ardian Dajti, drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, e deri tek i fundit mjek që iu nënshtrua procesit sot, personeli pikaset pa doreza.
Mapo sjell sakaq pamje nga Europa e më tej, ku, qartazi, vendosja e dorezave nuk shtrohet si kërkesë imediate.
* Imazhet sjellin procesin e vaksinimit në Itali, Greqi, Serbi, SHBA, Angli