Komisioni i Ankesave në KQZ i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
KAS ka shfuqizuar gjobitjet në vlerën e 75 mijë lekëve ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.
Veliaj u gjobit me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pasi ankesës së LSI-së.
Kjo datë përkon me datën 25 dhjetor, ndërkohë që sipas përfaqësuesit të LSI-së Veliaj kishte kryer aktivitetet edhe gjatë janarit dhe shkurtit.
Problematikat për të cilat LSI kishte paditur Veliajn për masë administrative në KQZ kanë të bëjnë me shpërndarjen e çelësave të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit si edhe inspektimet e punimeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Sa i përket dorëzimit të çelësave, denoncimi i LSI-së përmban 3 raste të tilla, të cilat janë: Vizita e Veliajt në shtëpinë e Hamit dhe Genc Allmuçës në Mumajes të Tiranës me datë 12 janar; vizita në shtëpinë e Mehdi Agës në Vaqarr më datë 27 janar dhe vizita në një shtëpi në Kryevidh të Kavajës më datë 30 janar.
Sa i përket inspektimeve, LSI e fokusoi kërkesën tek fakti se Veliaj nuk i ka raportuar ato sipas përcaktimeve të bëra nga KQZ për raportimin e aktiviteteve publike 5 ditë para zhvillimit.
Nga ana e tij, Eridian Salianji si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës tha se inspektimi i investimeve nuk përbën shkelje pasi prokurimi i tyre është bërë para datës limit për kryerjen e tyre.
Veliaj ndërkohë theksoi se nuk do të ndalej në strehimin e banorëve, shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti duke paralajmëruar se vendimi do të apelohej, siç ndodhi edhe u rrëzua sot.