Aktualitet

Shkelma, shkopinj, sprajt me piper/ Protestë e dhunshme në Hong Kong






               Publikuar në : 21:08 - 13/08/19 |
mapo.al

Të martën në mbrëmje, policia që merret me trazirat e dhunshme u përplas me protestuesit pro-demokracisë në aeroportin e Hong Kongut.

Kjo pjesë ishte mbajtur e bllokuar nga protestuaesit për 2 ditë, duke bërë që të gjitha fluturimet të anulohen.

Oficerët e armatosur me sprajt me piper dhe shkopinj gome, u përleshën me protestuesit që përdorën gjithçka gjenin, edhe karrocat për bagazhet e pasagjerëve.

Ekspertët ligjorë thonë se Presidenti kinez Xi Jinping mund të jetë duke i hapur rrugën përdorimit të ligjeve antiterroriste për të shtypur demonstratat.

Mes skenave kaotike, policia mori disa njerëz në një furgon policie.

Protestuesit e tërbuar në aeroport lidhën një njeri me kabëll dhe e rrahën pasi e akuzuan se ishte një agjent i fshehtë, por që në fakt ishte një reporter për gazetën ‘Global Times’.



Etiketa: ,

Pas