Shpesh herë, Kupa e Botës i ka ndihmuar futbollistët për të shpërthyer dhe për të treguar veten e tyre me një klub të madh. I tillë ishte dikur rasti i Hames Rodrigezit, por mesa duket, këtë sezon e ka thyer dikush tjetër, një shqiptar.
Shaqiri, që luan për Zvicrën ka shkëlqyer këtë Kupë Bote me skuadrën e tij, duke shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen me Serbinë pa përjashtuar edhe shumë raste të rrezikshme të krijuara nga ai.
Kjo paraqitje e Shaqirit, ka bërë që Murinjo të shfaqë interes për të. Ai ka kërkuar që të bëhet një o0fertë në drejtim të Stouk Sitit, duke qenë se kartoni i tij mbahet pikërisht nga Souku.
Sipas britanikes, “The Sun”, Mançester Junajtid do të paraqesë një ofertë që kap vlerën e 14 milionë eurove.
Ka qenë vetë Murinjo ai që ka kërkuar transferimin e tij në Mançester, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Interit dhe e Bajern Mynihut. / Vipsport.al/